06/05/2024
11.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Katër persona përmes mashtrimit të qytetarëve kanë përfituar pasuri të paligjshme pronësore prej mbi 5 milionë denarë

Me kryerjen e veprës penale R.A (27), M.A. (18), K.K. (29) dhe N.A. (29) në mënyrë të paligjshme kanë përfituar pasuri pronësore prej rreth 5.472.790 denarë, informojnë nga MPB.

“Të denoncuarit, veprat penale i kanë kryer në mënyrë identike më 01.11.2019, 09.01.2020, 11.08.2020, 06.10.2020, 21.10.2020, 26.10.2020, 11.11.2020, 27.11.2020 dhe 30.11.2020 edhe atë pasi paraprakisht kanë vërejtur shpallje të publikuar për shitjen e automjeteve më të shtrenjta, janë paraqitur në numrin e telefonit të publikuar në shpallje dhe në kontakt me të dëmtuarit janë dakorduar të takohen me noter të caktuar paraprakisht, për shkak të shitblerjes të automjetet. Pas takimit të realizuar, personat janë dakorduar me të dëmtuarin në marrëveshje të shënohet vlera e mjeteve e cila nuk do ta tejkalojë rregullativën ligjore për pagesë me para të gatshme, derisa pjesa tjetër e vlerës të paguhet në dorë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, mashtruesit i kanë dërguar të dëmtuarit në vende të ndryshme me justifikim se do të vijë personi i tretë i cili do t’i sjellë paratë e tjera, por në një moment të dhënë, duke e përdorë pakujdesin e të dëmtuarve, ua kanë marrë çelësat dhe janë larguar me automjetin i cili ka qenë lëndë e shitblerjes”, qëndron në kumtesë.

Siç njoftojnë nga Minisitria, Departamenti për Punë Kriminalistike në Njësinë për Punë të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë shtruar kallëzim penal kundër këtyre personave.

Të fundit