Kombet e Bashkuara do të krijojnë një fond për të mbështetur trajtimin e pacientëve me koronavirus në mbarë botën, komunikoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
“Një fond multi-donatorësh nën patronatin e KB-së do të sigurojë parashikueshmëri për partnerët tanë dhe do të ndihmojë që të bëhen përpjekjet më efektive,” tha ministrja e Punëve të Jashtme, Ine Eriksen Soereide në një deklaratë.
Qëllimi i fondit është të ndihmojë vendet në zhvillim me sistem të dobët shëndetësor të përballen me krizën, si dhe të përballen me pasojat afatgjata, shtoi ministria.
Njoftimi zyrtar pritet këtë javë, thuhet në komunikatë.
Pothuajse 340,000 njerëz janë të infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën dhe më shumë se 14.500 kanë vdekur. mb/