Të tjera lajme

KËRCËNIM PËR VRASJE MASIVE TË NXËNËSVE DHE PROFESORËVE NË TETOVË?!

Tetova nuk po gjen qetësi! Edhe një kanosje tjetër drejtuar nxënësve të shkollave të mesme.

Kësaj rradhe shkolla e mesme  e mjekësisë Nikolla Shtejn ishte cak i një lajmërimi për vrasje masive të nxënësve dhe të stafit udhëheqës.  Sipas informacioneve të Televizionit Koha, kërcënimi erdhi nga i njëjti person që për disa muaj me radhë bën kërcënime, duke dhënë lajmërime të rejshme për mjete shpërthyese në shkolla fillore dhe të mesme anë e mbanë qytetit të Tetovës.  Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës sot njoftoi se personi i dyshuar veçmë është arrestuar se ndaj tij do të merren masa.  Organet e rendit informojnë se është kryer kontroll në fshatin Pallaticë të Tetovës, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të  personit të dyshuar dhe se gjatë kontrollit janë gjetur disa sende që i përkasin të dyshuarit me inicialet M.R. vjeçar, për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin edhe vepra penale.

M.R. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Të njëjtin fati si shkolla e mjekësisë e pati dje edhe gjimanzi i Tetovës, Kiril Pejqinoviç ku i njëjti person dyshohet se ka kërcënuar me armë të gjatë se do të kryes sulm.

Drejtori i gjimnazit të Tetovës Jeton Kamberi thotë se nxënësit kanë ardhur deri te informaconet se personi i dyshuar për alarmet ka kontaktuar me disa persona dhe i ka palajmëruar se ditën e sotme do të kryes kinse ndonjë sulm, pas çka kanë vendosur të mos vijnë në shkollë si pasojë e frikës.

Përndryshe, disa muaj me rradhë shkolla të mesme dhe fillore kanë qenë cak i paralajmërimeve të rrejshme për prani të mjeteve shpërthyese në shkolla, duke shkaktuar panikë dhe humbje të shumëta të orëve.

Të fundit