25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kërcënimet me bomba, Spasovski: Hetimet vazhdojnë, opinioni do të njoftohet me kohë

Ministria për Punë të Brendshme po vazhdon me hetimet për zbulimin e personave që kanë kërcënuar me bomba, kështu deklaroi sot ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe shtoi se për momentin nuk mund të jep asnjë informacion rreth hetimeve, megjithatë premtoi se opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha.

“Hetimet bëhen në institucione, e jo në media dhe opinion. Për momentin nuk mund të jap detaje. Është mirë të ndiqen informacionet që vijnë nga institucionet relevante. Tani ka shumë informata por edhe dezinformata”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Spasovski tha se aktualisht është duke u hetuar një grup dhe kur të sigurohen provat e nevojshme do të bëhet kallëzim penal.

“Sa i përket hetimit është një grup, për të cilin po kryhen një sërë veprimesh hetimore, kjo është gjithçka që mund të thuhet tani për tani. Kur të kemi më shumë prova, do të bëhet kallëzim penal. Ky është aplikimi i pestë deri më tani. Tre janë në Shkup, një në Kavadar dhe një në Dellçevë. Kur të përfundojnë veprimet hetimore do të njoftohet opinioni”, deklaroi Spasovski.

Të fundit