27/05/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kërkohen linja të reja të autobusëve për fshatrat e malësisë së Tetovës

  • Disa nga këshilltarët e komunës së Tetovës kërkojnë që të ketë më shumë linja të
    transportit publik.Bëhet fjalë për fshatrat e malësisë së Tetovës dhe fshatin
    Fallishtë.Kjo kërkesë është shtruar nga ana e këshilltarëve të LSDM-së .
    “Kemi propozuar hapjen e linjave të reja për transport të udhëtarëve deri në
    fshatin Falisht dhe Saraqinë.Pasi që ka disa linja, shpresoj se dhe kjo linjë do
    të hapet dhe këshilli do të marrë në konsideratë kërkesën tonë dhe qytetarët të
    mund të shfrytëzojnë trasportin publik”, tha Natasha Petrovska”këshilltare e
    LSDM-së.
    Ndërkaq, kërkesë kishte që të hapen linja të reja edhe për në fshatin Bozovcë, Vicë
    dhe poashtu Falishtë.
    “Propozova që të shtohen tre linja të reja, pra linja Tetova-Vicë dhe anasjelltas, linja Tetovë-Bozovcë dhe anasjelltas dhe
    Tetova –Falishtë dhe anasjelltas.Kërkova që raporti së bashku me linjat e reja të përfshira të inkorporohen dhe të sillet
    në seancën e rradhës në rend dite pasi që kishte edhe mangësi sa I përket linjave ekzistuese, pasi që linjat që janë të
    miratuara nuk realizohen në praktikë” tha Faton Selami këshilltar nga Alternativa.
    Në ndërkohë, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, theksojnë se kërkesa e LSDM-së
    është kopjuar nga ata dhe thonë se ata kanë kërkuar që nga viti I ardhshëm të ketë
    linja të caktuara edhe për fshatin Falisht.
    “Dua të demantoj këshilltaren e LSDM-së, sepse ne këtë propozim e kemi
    dhënë që në seancëne komisionit dhe ai propozim do të jetë për programën
    për vitin 2023.Pra, nuk do të ketë çdo orë autobus, por do të ketë orarë të
    caktuar gjatë ditës dhe nuk mund në këtë mënyrë të jepen deklarata”, tha
    Angel Karapetrov, këshilltar i VMRO-DPMNEsë.
    Ndërkaq, nga komuna e Tetovës thonë se kërkesat do të shqyrtohen dhe në bazë të
    mundësive do të përgjigjen kërkesave të këshilltarëve.
    “Unë si kryetar I këshillit kërkova që këta kërkesa të këshilltarëve të adresohen tek ndërmarrja dhe të sheh
    mundësinë reale që të inkorporohen edhe ata linja të reja. Por do të presim që administrata e ndërmarrjes të
    jep përgjigje se si do veprohet më tej në lidhje me këta kërkesa” tha Besar Durmishi, kryetar I këshillit të komunës së Tetovës.
    Në rend dite të seancës së gjashtë të komunës së Tetovës ishin raportet financiare
    për punë të Ndërmarrjes Publike Tetova Transport.TV KOHA

Të fundit