22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kërkonin para dhe seks për nota, burg për profesorët e Fakultetit Ekonomik në Shkup

Profesorët Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski nga Fakulteti Ekonomik u dënuan me 4 vjet e gjysmë e 4 vjet burg sepse u kërkonin para dhe seks studenteve për nota, ndërsa demonstruesi Dragan Denkovski u dënua me 2 vjet me kusht, nëse nuk e përsërit në 5 vitet e ardhshme punën, përcjell TV21. Denovski ndërmjetësoi mes studenteve dhe pedagogëve.

Këtë aktgjykim e solli gjyqtarja Fanka Jançuleva-Mihailoska në gjykimin e dytë të rastit “Erasmus”, pasi në qershor të vitit 2021, rasti shkoi në Apel, ku është vërtetuar vetëm lirimi i profesorit Stojan Debarliev.

Si profesorëve, ashtu edhe demonstruesve u është ndaluar kryerja e veprimtarisë për një periudhë prej 5 vitesh dhe në dënimin e tyre do të përfshihet edhe koha e kaluar në burg.

Të fundit