13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi projekt ideor për gazifikimin e qytetit

Të gjithë këshilltarët e Komunës së Tetovës votuan për pranimin e projektit ideor për kryerjen e rrjetit ndërtues gazifikues në mbledhjen e sotme të 19-të të Këshillit të komunës. Projektin para këshilltarëve e prezantoi përfaqësuesi i ndërmarrjes “Filbis” SHPKNJP nga Shkupi, që ishte zgjehdur në tender për ndërtimin dhe realizimin e projektit ideor në dhjetor të vitit 2018.

“Këshilli me këtë i dha dritë të gjelbër komunës të vazhdojë me punë. Kemi grup punues së bashku me kabinetin e kryetares së komunës, me çka presim prej nesër e më tutje të punohet në zbatimin e projektit. Në të ardhmen e afërme duhet të vendoset nëse do të formohet ndërmarrje publike apo modeli i partneritetit publik privat me udhëheqje të furnizimit me gaz”, deklaroi Arsim Nuredini, udhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale.

Sipas projektit ideor, nëpër Tetovë do të ketë linjë gazpërçuese primare dhe sekondare me gjatësi të përgjithshme prej 25.000 metra gypa gazpërçues. Sipas vlerësimit të ndërmarrjes kryese, projekti do të kushtojë gjithsejt 3.070.000 euro.

Këshilltarët votuan edhe vendimin me të cilin do të formohet Qendër turistike informuese me filiale në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Gostivar. ab/

Të fundit