07/05/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këshilli i Sigurisë sot do të vendos për gjendjen e jashtëzakonshme

Këshili i Sigurisë sot në mesditë do të mbajë seancë në Kabinetin e presidentit në vilën “Vodno”, ku do të vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në seancë, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bën të ditur Kabineti i shefit të shtetit.

Pas përfundimit të seancës, presidenti Pendarovski do të jep deklaratë për media, e cila do të transmetohet në servisin publik, Fejsbuk dhe kanalin Jutjub të presidentit.

Kryeministri Oliver Spasovski të enjten ka deklaruar se bëhën vlerësime nëse do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme, por shton se pas përfundimit të saj, sipas Kushtetutës dhe ligjeve duhet të vazhdojnë aktivitetet zgjedhore të cilat ishin ndërpre për shkak të pandemisë dhe në afat prej 22 ditësh të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Nga Kabineti i Pendarovskit, madje shtojnë se në pajtueshmëri me rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19, deklarata e presidentit Pendarovski do të realizohet në ambient të hapur para vilës “Vodno”.

Sot është dita e fundit kur skadon afati i tretë- dyjavor i gjendjes së jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj.

Pendarovski, duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh. fab/

Të fundit