13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Këto ditë do të kumtohet nga cilat libra do të mësohet në klasën e shtatë, është e mundur shtyrja e konceptit për klasë të shtatë,të tetë dhe të nëntë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit do të konstatojnë nga cilat libra do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë në vitin e ardhshëm shkollor sepse deri më 1 shtator nuk do të mund të shtypen të rinj në përputhje me kurrikulën e re të Konceptit për arsim fillor.

Ministrja Vesna Janevska sot deklaroi se për një apo dy ditë do të kumtohet në opinion se si do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë, duke cekur se edhe pse ishte kumtuar se libra shkollorë më 1 shtator do të ketë edhe për klasë të shtatë, “gjendja faktike është krejt ndryshe”.

“Edhe shkop magjik po të kishim, ne deri në shtator si Qeveri nuk mund të arrijmë të sigurojmë libra shkollorë për klasën e shtatë. Asnjë libër shkollor për klasë të shtatë nuk është dërguar në shtypje. Jo vetëm që nuk janë dhënë në shtypje, një numër i madh i tyre nuk janë miratuar. Disa as nuk janë shkruar, do të thotë nuk është krijuar libri. Disa nuk e kanë kaluar recenzionin”, deklaroi Janevska para hapjes së konferencës për arsim inkluziv organizuar nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Për atë shkak, disa ditë, tha, kanë bisedime me Byronë për zhvillim të arsimit në mënyrë që të tejkalohet problemi, ndërsa zgjidhja me siguri është, nxënësit e klasës së shtatë edhe vitin e ardhshëm të mësojnë nga librat e vjetër, përkatësisht ata që ishin deri më tnai në prëdorim. Nëse ligji, tha, nuk lejon, për një periudhë të caktuar do të shtyhet zbatimi i Konceptit për klasët e tjera – shtatë tetë dhe nëntë.

“Me atë që duhet të kontrollojmë nëse ato libra u përgjigjen programeve mësimore. Kemi një arsyetim nga Byroja se janë mjaft kompatibil, përveç për dy deri tre tema për të cilat mund të bëhen materiale mësimore. Por, bisedimet dhe diskutimet zgjasin akoma dhe nëse zgjidhja ligjore nuk lejon asgjë më ndryshe, ne do ta shtyjmë konceptin për një periudhë të caktuar në mënyrë që nxënësit e klasës së shtatë, tetë dhe nëntë të kenë libra”, theksoi Janevska.

Shtoi se mësimdhënësit do të duhet të jenë të gatshëm t’u ligjërojnë temat me atë që do ntë sigurojnë materiale të caktuara mësimore prej të cilave fëmijët do të mësojnë, t’i udhëzojnë për literaturë tjetër, literaturë interneti.

“Mua më vjen shumë keq, por në Maqedoni as nxënësit, as mësimdhënësit janë të gatshëm të punojnë kompletisht pa libra. Por, nuk është aq tmerrshëm sepse disa vende nga Perëndimi, për shembull Suedia, të cilat kanë përdorur vetëm libra digjital apo fare nuk kanë përdorur, kanë parë se nevojitet fëmijëve t’u kthehen librat për shumë arsye”, shtoi ministrja.

Të fundit