Të tjera lajme

KF SHKËNDIJA: ME TIFOZËT NË TRIBUNA FESTOJMË TITULLIN KAMPION

Kampionati 2024/2025  në Ligën e parë të  futbollit  të Maqedonisë  së Veriut  përfundon me ndeshjet e xhiros  së  33-të që në  program janë të dielën më 18 maj.  Tani më çdo  gjë  ka  përfunduar  sa  i përket  ekipit  kampion  nga  Federata e  futbollit vinë një lajm i shkëlqyeshëm për   tifozët  kuqezi, të  cilit do të jenë të pranishëm  në tribunat e stadiumit  në ndeshjen  kundër Sileksit ku përgatitet një festë e madhe për të shënuar  titullin e pestë Kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll. Praninë e publikut në tribunat e stadiumit e  ka  konfirmuar  vetë klubi  me  një njoftim për  opinionin  ku  thuhet

“Pas vendimit të Disiplinës që pasoi ndeshjen ndaj AP Brerës, ku një grup tifozësh nuk respektuan një minutë heshtje para fillimit të takimit, klubi ynë u ndëshkua me zhvillimin e pesë ndeshjeve pa publik. Ky dënim nënkuptonte mbylljen e sezonit si vendas pa praninë e tifozëve në tribuna.

Mirëpo, pas ankesës së dorëzuar nga KF Shkëndija, Komisioni i Apelit pranë FFM-së ka vendosur të pranojë kërkesën tonë duke e zbutur masën disiplinore, dënimi u ul nga pesë në katër ndeshje pa publik.

Kjo do të thotë se ndeshja e fundit në Tetovë, ku skuadra jonë do të pranojë trofeun e titullit të kampionit për herë të pestë në histori, do të zhvillohet me tifozët tanë në krah, një moment i shumëpritur për të gjithë ne.

Klubi fton të gjithë dashamirët e Shkëndijës që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje historike dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere madhështore që i shkon për shtat një kampioni’.

  Krahas tifozëve në këtë  festë të madhe  të  ekipit kuqezi pa  dyshin se  të pranishëm  do të jenë edhe  të ftuar nga  Federata e  futbollit të Maqedonisë , Federata  Shqiptare e Shqipërisë  dhe  ajo e Kosovës si dhe  zyrtar të  shumë nga  institucionet  vendore  . 

Pra të  dielën të  gjithë  së bashku  të  festojmë me  dinjitet  titullin e pestë të simbolit  të  futbollit  shqiptar  në Maqedoninë e veriut  dhe  jo vetëm .

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit