30/10/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kishin konflikte për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji në Belgjikë

Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij 61-vjeçar italian, teksa kushëriri 19-vjeçar i viktimës po lufton me vdekjen në spital, pasi ka marrë gjithashtu plagë të rënda në trup.

Edhe pse emri i viktimës dhe autorit ende nuk janë publikuar, media belge “Nieuësblad” ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke iu referuar të dhënave policore, deklaratës së Prokurorisë së Brukselit dhe dëshmive të fqinjëve të dy burrave.

Sherri dhe ngacmimet vijonin prej kohësh dhe shkak dyshohet vendi i parkimit. Teksa të dielën (25 Gusht), situata denigroi në mbrëmje në fatalitet. Autori me origjinë italiane, fqinj i viktimës, u arrestua. Pas grindjes ai mori armën dhe qëlloi gjithë familjen e shqiptarit, baba i tre fëmijëve. Bilanci ishte një i vrarë dhe një i plagosur rëndë, teksa i shpëtoi plumbave gruaja e viktimës dhe djali i saj.

Dinamika e ngjarjes dhe reagimet

Viktima sipas autoriteteve ligjzbatuese është një 43-vjeçar, kurse kushëriri i tij 19-vjeçar është ende në rrezik për jetën.

I dyshuar i arrestuar është një 61-vjeçar fqinj i viktimës dhe do të paraqitet të martën (sot, 27 Gusht) para gjykatësit hetues.

“AI ËSHTË ENDE NË RREZIK VDEKJEPRURËS”, THA INGRID MORIAU, NGA ZYRA E PROKURORIT PUBLIK HALLE-VILVOORDE PËR TË PLAGOSURIN.

“I DYSHUARI GJITHASHTU DYSHOHET SE KA KËRCËNUAR GRUAN E VIKTIMËS DHE NJË FQINJ PËRBALLË RRUGËS DHE GJITHASHTU KA QËLLUAR NDAJ DJALIT 15-VJEÇAR TË VIKTIMËS”, SHTOI MORIAU.

Por fatkeqësisht sherret u mbyllën me fatalitet.

“GRUAJA, FQINJI DHE DJALI ISHIN TË PADËMTUAR. I DYSHUARI, NJË 61-VJEÇAR, I CILI U LARGUA NGA VENDI I NGJARJES, U KAP PAS NJË NDJEKJEJE. SHKAK I INCIDENTIT THUHET TË KETË QENË MOSMARRËVESHJA ME FQINJËT”, RAPORTON MEDIA.

Sherri për vendparkimin

Mesa duket në rrugë dihet se prej disa kohësh mes të dyve ka pasur inat për shkak të një parkimi para derës së tyre. Duket se debati u përshkallëzua të dielën në mbrëmje. Sipas një fqinji, viktima dyshohet se ka bllokuar makinën e fqinjit të tij, duke e penguar atë të largohej, raporton media “Nieuësblad”.

“KUR DOLA JASHTË PASI DËGJOVA DISA TË SHTËNA, PASHË VIKTIMËN TË ULUR NË FURGONIN E TIJ. AI ISHTE QËLLUAR”, THA NJË DËSHMITAR.

Fqinj të shqiptarit të vrarë, duke bërë homazhe në vendngjarje

Sipas informacioneve tona, viktima për vdekje është një shqiptar, kurse ai që e ka qëlluar me origjinë italiane, por emrat nuk publikohen.  Në momentin e ngjarjes mësohet se viktima ishte duke mbajtur një festë ditëlindjeje.

“VIKTIMA ISHTE PËRKULUR NË FURGONIN E TIJ. AI KISHTE GJAK NË GJOKS DHE KËMBËN E DJATHTË. NUK DUKEJ MIRË. POLICIA E KA NXJERRË NGA MAKINA DHE EKUIPAZHI I AMBULANCËS KA NISUR REANIMACIONIN. GJATË GJITHË KOHËS U PËRPOQA TË QETËSOJA KUSHËRIRIN E TIJ, I CILI GJITHASHTU U GODIT”, THA NJË NGA FQINJËT.

Autori cilësohet si njeri i butë, por “ndonjëherë edhe gjaknxehtë me fqinjët”.

“E GJITHË LAGJJA E DINTE PËR GRINDJEN E NDËRSJELLË, E BËNIN LOJË PËR TË NGACMUAR NJËRI-TJETRIN DHE PËR T’I BËRË JETËN NJËRI-TJETRIT TË MJERË. NE KISHIM PARË RREGULLISHT POLICINË KËTU, POR ASKUSH NË ZONË NUK GUXONTE VËRTET TË FLISTE ME TA PËR KËTË”, THOTË NJË TJETËR FQINJ.

Autori mësohet se ka qenë i divorcuar dhe jetonte i vetëm.

Të fundit