Klubi i Atletikës Studenti i Tetovës me intensitetin e duhur vazhdon përgatitjen në kushtet ekzistuese për garat e fundit sezonale. Drejtuesit e klubit shprehen të kënaqur me rezultatet e arritura në të gjitha kategoritë
Klubi atletikës Studenti është duke i bërë përgatitjet e fundit për këtë sezon garues, pasi kanë mbetur vetë garat gjë do të zhvillohen gjatë këtij muaj. Televizioni Koha asistoi në seancën e fundit stërvitore që fatkeqësisht për mungesën e shtegut të atletikës ekip është duke punuar në kushte ekzistuese në fushën me barë te stadiumi i Universitetit të Tetovës. Por përkundër kushteve të vështira kryetari i klubit Bexhet Toçi i cili njëherë është edhe trajner përgjegjës shprehet i kënaqur me rezultatet e arritura
“”Për rezultate e arritura gjatë këtij viti jemi mjaftë të kënaqur edhe pse kemi mundur të arrijmë më shumë mirëpo në bazë të kushteve atmosferike dhe kushteve teknike që i kemi na ka pasure shumë shira dhe rezultatet kanë munguar në të gjithë kampionatin jo veç te klubi jonë. Megjithatë ne kemi bërë punën tonë, kemi punuar çdo ditë’’ deklaroi trajneri Bexhet Toç
Sa i përket plasmanit të përgjithshëm në garat e organizuara nga Federata e Atletikës, nuk janë si në vitet e kaluara por megjithatë janë të kënaqshme
‘’Deri më tani kemi një plasman vendi i gjashtë me sendorët, vendi i katër apo i pesti me juniorët dhe me pionierët marrim pjesë në këto garat e pionierëve. Pra me të tre kategoritë marrim pjesë dhe jemi një ekip solide pasi kemi një ndërrim të gjeneratave ‘’. deklaroi Bexhet Toçi
Anëtari më me përvojë në klubin e atletikës Studenti, Aldin Ademi, pos që është garues aktiv ne disiplinat e hedhjes ai me sukses është duke punuar me grupmoshat e reja të klubit të cilët janë duke u dëshmuar në garat republikane.
‘’ Kaluam një sezone shumë të mirë. Kishim rezultate premtuese nga atletët tanë. Omer Neimi ishte një ndër atletët më të suksesshëm të këtij sezoni. Gjithashtu mos harrojmë edhe Brilant Muratin i cili shkëlqeu në garat e kampionëve të ri’’ deklaroi trajneri i grupmoshave Aldin Ademi
Aldin Ademi thotë se interesimi i të rinjve për atletikën çuditërisht nuk është në nivelin e duhur.
‘’Interesimi nuk është aq i madh, por ka interesim nga fëmijë të cilët e adhurojnë sportin të gjithë janë këtu. Derisa të përfundojnë garat që janë me 13 shtator. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për at garë dhe presim rezultate të shkëlqyeshme nga atletët tanë’’ tha Aldin Ademi
Nga Klubi i Atletikës Studenti të Tetovës bëjnë me dije se edhe pas përfundimit të sezonit zyrtarë ekipi nuk do të ndërpresë përgatitjet për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ardhëm kur klubi shënon jubileun 25 vjetorin e themelimit.









