18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koka: Betoni në rrugën Çairçanja është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dega Çair, Zudi Koka nëpërmes “Facebook”, ka reaguar pas vazhdimit, zgjatjes së barikadës në rrugën “Cvetan Dimov”, në lagjen Çairçanja.

Sipas Zudi Kokës betoni është turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve!

Koka më tej i kujton kryetarit Ganiu se të vendosësh murë betoni në mes të shekullit 21 për të vendosur rend në lëvizjen e qytetarëve është turp dhe fyerje klasike e intelegjencës së votuesve po edhe të qytetarëve të Çairit, njofton News33.

“Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe katandisje e Komunës me beton gjithandej shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin e këtij sistemi për të siguruar funksionim të rendit dhe ligjit.

Reagimi i qytetarëve që kur keni filluar vendosjen e këtij muri ishte I ashpër dhe vazhdon të jetë i njëjtë por reagimi qytetar nuk ju ka zmbrapsur nga kjo ide. Vazhdoni me këtë turp, shqiptarët nuk meritojnë një fyerje si kjo.

Për fund një këshillë vëllazërore, nuk është turp të gabosh sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, por turpi i botës është kur gabimin e mbroni dhe tentoni ta shisni si arritje”, ka shkruar Koka.

Të fundit