29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kokainë, listë nga borxhlinjtë që kanë blerë drogë, para – kapi policia në Kërçovë!

Dje Policia ka realizuar bastisje në Kërçovë. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, është arrestuar një person me iniciale E.P. nga Kërçova, diler i kokainës, i cili është kërkuar nga policia edhe për akte të dhunës.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur kokainë, katër peshore, para, lista nga borxhlinj të cilët kanë blerë drogë nga ai dhe babai i tij, A.P.. Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.P. policët janë ndaluar nga N.P. për çfarë do të vijojë kallëzim penal në bazë të nenit 382 dhe 368 të Kodit Penal. Kundër E.P. dhe A.P. do të parashtrohen kallëzime penale në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal”, qëndron me tej në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Të fundit