20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komandanti i burgut të Idrizovës në paraburgim edhe 30 ditë, dyshohet se mund të arratiset me ndihmën nga i burgosuri në arrati

Prokurorja Lile Stefanova ka hasur në prova që tregojnë se komandanti Srgjan Dimitrievski – Pop nga burgu “Idrizovës” ka përfituar një pasuri të konsiderueshëm duke i ndihmuar të burgosurit Bekim Memeti, i dënuar për vrasje dhe drogë, të arratiset gjatë përcjelljes në spital, A1on” mëson.

Komandanti tani nuk ndiqet penalisht për lirim të paligjshëm të një personi, por për ryshfet, që është një krim më i rëndë dhe dënohet nga katër deri në dhjetë vjet burg.

Sipas informacioneve të “A1on”, Gjykata Penale i ka vazhduar paraburgimin për shkak të rrezikut të arratisjes, ndaj ai qëndron edhe 30 ditë në burgun në Shuto Orizare. Kjo vjen pasi më parë i ishte caktuar masa e paraburgimit për tetë ditë dhe vetëm një ditë pasi Memeti doli në arrati.

Një nga argumentet se komandanti mund të arratiset dhe të pranohet nga gjyqtari është se komandanti Dimitrievski ka pasur pozitë të lartë në burgun më të madh në vend, pra ka shumë miq, të cilët mund të jenë mbështetje logjistike për arratisje. Gjithashtu, Gjykata Penale vlerëson se në arratisjen mund ta ndihmonte edhe i burgosuri i arratisur Memeti./zhurnal.mk/

Të fundit