12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komisioni propozon vazhdimin e orës policore në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip

“Orë policore prej 22:00 deri 05:00 të ditës së ardhshme, vetëm në qytetet: Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, me disa nga komunat përreth ku ka rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19”.

Ky është propozimi që Komisioni për Sëmundje Infektive do ta dorëzojë në Qeveri. Ndërsa për qytetet tjera nuk do të ketë masa kufizuese shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi Komisioni t’i dorëzojë propozimet, ata do të duhet të miratohen nga Qeveria, e cila ka paraparë mbledhje për sot pasdite.

Ndryshe, ky vendim i Komisionit vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus ditëve të fundit. Pikërisht për këtë arsye, gjatë fundjavës së kaluar Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi ishin në izolim të plotë prej 80 orëve./Telegrafi/

Të fundit