13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kompania e gruas së kryeministrit do të marrë tokë shtetërore me çmim prej 70 denarë për metër katror

Kompania në të cilën Elena Kovaçevska, bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka aksione pronësore, do të marrë tokë shtetërore me çmim prej 70 denarë për metër katror për ndërtimin e planifikuar të centralit fotovoltaik.

Vendimi i qeverisë për shitjen e 1119 metra katrorë tokë në fshatin Raklish të Radovishit, është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në seancën e qeverisë më 14 mars të këtij viti, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas njoftimit në Gazeten Zyrtare, Qeveria ka marrë vendim për shitjen e tokës shtetërore kompanisë “Sol Group 5” me një marrëveshje të menjëhershme për rindërtimin e një parcele ndërtimi për të cilën kompania zotëronte tashmë 30 për qind.

Ky vendim ka hyrë në fuqi më 21 mars dhe duhet të zbatohet nga komuna e Radovishit. Kompania kishte një plan për të ndërtuar një impiant fotovoltaik me një kapacitet energjetik prej 1.8 megavat.

Bashkëshortja e kryeministrit është një nga pesë pronarët e kompanisë “Sol group 5 DOO Shkup” për prodhimin e energjisë elektrike. Kompania, e cila ka pesë bashkëpronarë, është themeluar me një aksion prej 5000 euro. Sipas pyetësorit, bashkëshortja e kryeministrit, përveç aksionit në kompani, në emër të saj ka një kredi prej 3 mijë eurosh dhe në dy llogari bankare ka gati 48 mijë euro.

Të fundit