03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komuna e Tetovës: Është intervenuar në gjithë territorin, në malësi dhe në qytet! Rrugët janë të kalueshme

Nga komuna e Tetovës pretendojnë se të gjitha rrugët në rajonin e Tetovë, përfshi malësinë, janë pastruar dhe janë të kalueshme, përcjell TV21. Nga komuna thonë se vazhdimisht monitorojnë situatën pas reshjeve të borës në këtë rajon.

Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshmë! Ekipet e Komunës së Tetovës janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës. Është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa. Gjithashtu, bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Situata për momentin është stabile dhe ne po e monitorojmë në çdo moment!”, thonë nga komuna e Tetovë.

Të fundit