03/05/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunat në Maqedoni me shifrat më të larta të rasteve aktive me Kovid-19

Në Maqedoninë e Veriut dje sërish u shënuan shifra rekorde të infektimeve me koronavirusin Kovid-19.

Nga fillimi i pandemisë sipas Ministrisë së shëndetësisë, numri i të prekurve ka arritur në 50015, ndërsa aktualisht numri total i rasteve aktive është 19.035, përcjell INA.

Sa i përket infektimeve Shkupi kryeson me 21.984 nga fillimi i pandemisë, ndërsa raste aktive janë 9059.

Pas Shkupit radhitet Tetova me 1024 raste aktive, ndërsa nga fillimi i pandemisë në këtë komunë janë infektuar 3295 veta.

Më pas vijon Prilepi me 959 raste aktive, ndërsa pas kësaj komune, vjen Kumanova me 925 raste aktive. Vijon Velesi me 769 raste aktive, Gostivari me 638, etj. (INA)

Të fundit