22/10/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit