Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga përmbytjet e ndodhura më 14.06.2023 г në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës së Cërvena Rekës në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë – Dellçevë. Trafiku në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi.
Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë.
Nga data 24.10.2023 filloi rikonstruimi i rrugës rajonale 1301 (Ohër-Shën Naum). Komunikacioni do të zhvillohet pa ndërprerë dhe do të rregullohet me sinjalistikë përkatëse.
Nga 23.10.2023 do të fillojë rikonstruimi i stacionit ekzistues të pagesave rrugore të Zhelinës, në rrugën shtetërore A2 – pjesa Shkup – Tetovë. Qarkullimi në autostradë do të zhvillohet sipas orarit të miratuar të qarkullimit.
GD Granit SHA Shkup njofton se sipas miratimit të lëshuar për regjimin e përkohshëm të komunikacionit të autostradës A4, seksioni VK “Bllacë”-Shkup (kryqëzimi “Stenkovec”) Nënseksioni 1 – zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK “Bllacë” deri në f. Bllacë, deri në nivel të autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me kryqëzim për t’u lidhur me një rrugë lokale për në f. Bllacë, 2 km para vendkalimit kufitar “Bllacë” nga data 06.10.2022. në kantierin e punimeve të ndërtimit po zhvillohet një regjim i ri i përkohshëm i komunikacionit me dy drejtime (me dy rrethrrotullime), me sinjalistikë të vendosur në mënyrë përkatëse. Komunikacioni po zhvillohet vazhdimisht pa ndalesa.
Nga data 11.09.2023 është vendosur regjim i përkohshëm rrugor në tunelin e aksit rrugor Bllacë – Shkup, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore – sanimi i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me lëshim të njëpasnjëshëm të automjeteve.
BION SHPK Tetovë njofton se nga data 20.05.2023 në aksin rrugor “Rruga shtetërore A3, pjesa: Bukovë – Ohër, nënndarja Bukovë – hyrje në Ohër” ka ndryshim të regjimit të përkohshëm të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve të parapara në objektin “Vendosja e sinjalistikës dhe pajisjeve të komunikacionit në rrugën shtetërore A3, pjesa Bukovë – Ohër, nënseksioni Bukovë – hyrja në Ohër”. Modaliteti do të jetë sipas projektit të trafikut. Punimet në objekt janë planifikuar të përfundojnë më 29.02. 2024.
Nga 14.06.2023 filloi projekti “Rehabilitimi i karkasës në rrugën R1303, pjesa Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbaros”. Qarkullimi në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi maksimale 30 km/h.
Për shkak realizimit të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje – Ohër në autostradën A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet do të nisin më 9 qershor 2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut.
DGT Zhikol SHPKNJ njoftoi se në ditën 10.5.2023 për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore në seksionin Strumicë – Dabiljë, është vendosur regjim i përkohshëm komunikacioni.
Nga 26.4.2023 filluan aktivitetet ndërtimore në Rrugën Shtetërore A1, në drejtim nga Demir Kapia në Negotinë, për të cilën do të ndryshohet regjimi i qarkullimit me mbylljen e plotë të autostradës në kryqëzimin Demir Kapi, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet në Rrugën Rajonale R1102.
Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, pjesa Petrovec – Katllanovë, filluan aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar regjimi i lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme.
Sipas informacioneve të DGT Zhikoll, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Milladinovc-Hipodrom, komunikacioni në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit kohor.
Për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën e shpejtë nga Gradsko deri në Drenovë, në rrugën shtetërore A1, aksi Veles – Negotinë, do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit. Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja drejtimet në autostradën E-75. Komunikacioni do të zhvillohet pa probleme, me shpejtësi V=80 km/h në zonën e sheshndërtimit. Regjimi do të zbatohet deri në ndërtimin e plotë të qarkores së re Gradsko.
“Stenton gradba SHPK” njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet.
Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.
LAMM – Qendra informative