17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Koncepti i ri për arsim fillor “mbërrinë”, në Kuvend

Propozimi për konceptin e ri për arsim fillor sot zyrtarisht hyn në Kuvend në Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport ndërsa fillimi i diskutimit është paraparë të nisë në orë 12:00.

Në debatin publik, siç thotë shërbimi kuvendar për shtyp, krahas anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të komisionit, janë ftuar edhe përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, profesorët e fakulteteve pedagogjike, drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave fillore, ASHMAA dhe organizatat joqeveritare të cilët kanë prioritet arsimin. Gjithashtu në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të përfaqësive ndërkombëtare që i mbështesin reformat në vend.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në intervistë për MIA tha se pas seancës publike në komision, pret definim të konceptit për arsim fillor.

“Mendoj se periudha që vjen është e rëndësishme për shkak të debatit që do të ndodhë në Kuvend për konceptim për arsim fillor dhe do të jem e lumtur që në Kuvend do të bisedohet për arsim fillor, për shkak se shumë vite, ku koncept për arsim fillor nuk është biseduar në opinion, dhe aspak në Kuvend”, tha Carovska.

Të fundit