Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të jetë nikoqir i konferencës “Funksionalizimi dhe operacionalizimi i trupit këshillëdhënës për etikën gjyqësore në Maqedoninë e Veriut”, të mbështetur nga USAID-i.
Fjalime hyrëse në këtë ngjarje do të kenë gjykatësit suprem Shpend Debaj dhe Xhemail Saiti, i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë së Veriut, si dhe Goran Lazarevski në cilësinë e drejtorit të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare.
Qëllimi i kësaj konference, sipas organizatorëve, është që të informohet opinioni në përgjithësi dhe ai profesional për qëllimet dhe detyrat e Trupit këshillëdhënës për etikën gjyqësore, si dhe për aktivitetet për përforcimin e kapaciteteve të tyre.
Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare e përforcon pjesëmarrjen kontruktive të organizatave civile lidhur me politikat dhe çështjet e orientuara ndaj luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe qeverisjes së të drejtës dhe e rrit dhe e mban përfshirjen e të rinjve në jetën publike në Maqedoninë e Veriut.