20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Konferencë rajonale për edukim mediatik edhe përballje me dezinformatat

“Konferencë rajonale për edukim mediatik BE – Ballkani Perëndimor: Përballje me dezinformatat” organizojnë Delegacioni i BE-së në vend dhe Instituti Maqedonas për Media sot në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Konferenca do të ketë format hibrid – panelistët dhe një pjesë e pjesëmarrësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë të pranishëm drejtpërdrejtë, ndërsa panelistët nga jashtë do të marrin pjesë përmes lidhjes në internet.

“Në konferencë do të bisedohet për sfidat aktuale në hapësirën e komunikimit publik, siç janë përballja me dezinformatat, ndikimi i rrjeteve sociale dhe dezinformatat në ripërcaktimin e raportimit gazetaresk dje cilësinë e gazetarisë, si dhe rëndësinë e edukimit mediatik për qytetarët në mjedis të ri mediatik”, kumtuan organizatorët.

Folës në ngjarje do të jenë përfaqësues kryesorë në institucionet shtetërore, media, shoqërisë civile dhe sfera akademike nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Janë paralajmëruar fjalime përshëndetëse nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë së Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Zhozep Boreli (video-fjalim) dhe ambasadori evropian në vend, Dejvid Gir.

“Kjo është konferenca e dytë që organizohet në këtë format me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Kjo është konceptuar mbi bazë të rezultateve nga Konferenca për edukim mediatik BE-Ballkani Perëndimor që u organizua në vitin 2020 në Sarajevë dhe Banjallukë dhe nisma të shumta në këtë temë të mbështetura nga Bashkimi Evropian”, theksojnë organizatorët e konferencës.

Të fundit