Dogana e Maqedonisë njofton se janë sekuestruar 110,2 gram bizhuteri ari dhe 1,7 kilogramë bizhuteri argjendi në vlerë të përgjithshme prej 563.735 denarë, të zbuluara tek një pasagjer i cili udhëtonte në linjën Stamboll – Gostivar.
“Me këtë është penguar tentimi për shmangien e detyrimeve të importit në shumë prej 148.308 denarë. Ndaj personit do të bëhet kallëzim penal”, njoftuan nga Drejtoria doganore.
“Pas kontrollit, në xhepin e njërit prej personave në jelek dhe në çantën e udhëtimit janë gjetur bizhuteri ari dhe argjendi. Rasti i është dorëzuar Departamentit për kontroll dhe hetime, ku janë ndërmarrë veprime të mëtutjeshme”, njofton Drejtoria doganore.