19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontroll i përbashkët i policisë dhe inspektorateve në deponi mbeturinash në zonën e Karposhit të Shkupit

Nëpunës policorë të Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike dhe nëpunës policorë nga SPB Shkup, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) dhe Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit Mjedisor (ISHMJ), dje kanë kryer kontroll te gjashtë persona juridik – deponi mbturinash në zonën e Karposhit në Shkup.

Sip kumtoi MPB, Në kuadër të kontrollit te katër persona juridik, nga ISHT është konstatuar se nuk dispononin dokumentacion adekuat për mbajtjen e evidencës materiale dhe në njërin prej tyre u konstatua nga ISHMJ se nuk kishte licencë për të kryer veprimtarinë e magazinimit dhe trajtimit të mbetjeve.

“Për parregullsitë e konstatuara do të njoftohet Prokurori Publik nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik dhe do të shqiptohen sanksione përkatëse nga ana e inspektorateve”, kumton MPB-ja.

Të fundit