24/10/2024
17.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kontroll në Shtip, gjenden armë dhe municione luftarake, dy persona të privuar nga liria

Më datë 23.10.2024 në ora 07:00 në fshatin Selcë, të Shtipit, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Shtip, u është hequr liria A.M (54) dhe D.M (32).të dy nga  Selca e Shtipit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e D.M. në Shtip, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur një pushkë gjuetie “Baikal”, për të cilën nuk ka pasur leje. Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, është bërë kontrolli në banesën dhe automjetin “Lada” të babait të tij A.M., gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 69 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 289 gëzhoja, 34 fishekë manovrimi, pako barut, pako me të shtëna plumbi, mjete piroteknike, mjet për mbushje manuale të municioneve, një pushkë gjuetie “IZH” 18 kalibër 12 mm dhe gëzhoja gjuetie.
Me urdhër të prokurorit, personat janë ndaluar në stacionin policor. Kundër A.M. pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal nga neni 396 paragrafi 2 – “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese” nga neni 396 i Kodit Penal. Ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Shtipit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kundër D.M. do të bëhet kallëzim penal sipas procedurës së rregullt nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.

 

Të fundit