14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: “Ballkani i Hapur” ka filluar të prodhojë rezultate

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka hapur Forumin e Dytë Ekonomik në Shkup në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit.

Kryeministri Kovaçevski u ka bërë thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në RMV, pasi sipas tij, vendi ofron shërbime adekuate për investitorët.

“Ballkani i Hapur tashmë ka filluar të jep efektet. Bashkëpunimi mes vendeve ka filluar të rritet”, tha Kovaçevski përcjell “KlanM”.

Kryeministri foli edhe për eurointegrimet.

“Tashmë nuk është në pyetje nëse Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së, tani në pyetje është se kur do të bëhemi pjesë e këtij unioni”, është shprehur Kovaçevski.

Kryeministri është prononcuar edhe për luftën në Ukrainë, duke e quajtur të papranueshme invazionin rus.

Të fundit