20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski do ta sqarojë propozimin për ndryshime kushtetuese para deputetëve të Komisionit parlamentar për çështje kushtetuese

Përgatitjet janë duke u finalizuar para fillimit të nesërm të seancës së Komisionit për Çështje Kushtetuese në Kuvend me një pikë të vetme të rendit të ditës – Propozim për aderim ndaj ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut me drejtime për ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sot është mbajtur takimi i rregullt i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, në të cilën nuk morën pjesë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Sipas informatave të MIA-s, Xhaferi ka përsëritur procedurën për rrjedhën e seancës së paraparë në Rregulloren e Kuvendit, por nuk ka pasur marrëveshje konkrete apo listë të mundshme të folësve. Pritjet e disa prej të pranishmëve në takimin koordinues janë që Xhaferi të komunikojë me koordinatorin e Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski deri para fillimit të seancës. Sipas Rregullores, debati për ndryshimet kushtetuese mund të zgjasë dhjetë ditë pune, pra mund të përfundojë më 7 ose 9 gusht.

Në seancën e nesërme të Komisionit për Çështje Kushtetuese, pas miratimit të rendit të ditës, kryeministri Dimitar Kovaçevski për 30 minuta do ta sqarojë Propozimin dhe pas tij do të flasin anëtarët dhe zëvendësit e regjistruar të këtij organi ligjvënës, e më pas të drejtë të fjalës do të kenë deputetët tjerë.

Kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese sipas detyrës zyrtare është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Arta Bilalli-Zendeli, anëtarë të Komisionit janë Daniela Stojanovska Panovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski, Emilia Rambabova, Ilija Nikollovski, Daniela Markoska, Marija Angelova, Antonio Milloshoski, Jovan Jauleski, Lidija Petkoska, Gordana Siljanovska Davkova, Dafina Stojanoska, Ivan Stoilkoviq, Fisnike Bekteshi Shaqiri, Remzi Mehmedi, Ane Laskoska dhe gjashtëmbëdhjetë deputetë të tjerë janë zëvendës anëtarë të Komisionit.

Neni 196, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit përcakton se hetimi i propozimit për aderim në ndryshimin e Kushtetutës në Komisionin për Çështje Kushtetuese duhet të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Gjatë hetimit, një anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe një deputet mund të flasin disa herë gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në total.

Sipas kumtesës së Kuvendit, duke pasur parasysh se 2 gushti është ditë jopune, ndërsa seanca për Çështje Kuvendore tashmë është caktuar për 27 korrik, puna e Komisionit për Çështje Kushtetuese pritet të përfundojë në periudhën 7-9 gusht. Pas së cilës, siç thuhet në nenin 196, paragrafi 1 i Rregullores së Punës, për propozimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, në seancën e Kuvendit në tërësi bëhet kontrolli, i cili mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Gjatë kontrollit, një deputet mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, dhe një koordinator i grupit parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë por jo më shumë se 30 minuta në total.

Vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës e merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me 80 vota. Nëse nuk ka shumicën e kërkuar, procedura nuk mund të vazhdojë.

Pasi Kuvendi me të paktën 61 vota përcakton projekt-amendamentet, ato kalojnë në diskutim publik, që është një fazë e ndërmjetme përpara fazës së tretë përfundimtare të procedurës për ndryshimin e Kushtetutës. Pas diskutimit publik, kohëzgjatjen e të cilit e cakton Kuvendi me miratimin e projekt-amandamenteve, Qeveria do të duhet të përgatisë amendamentet e propozuara. Dhe sërish duhet të kalojnë të paktën 30 ditë nga momenti i paraqitjes në Kuvend të amendamenteve të propozuara deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre.

Rregullorja parashikon afate të sakta për kontroll në Komisionin Ligjvënës dhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, si dhe në seancë plenare.

Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve merret me së paku 80 vota, kurse për ndryshimin e Preambullës, përveç shumicës prej dy të tretave, kërkohet edhe shumica e Badenterit.

Nëse procedura zhvillohet sipas afateve sa më të shkurtra, do të duhen të paktën tre muaj e gjysmë për të finalizuar tre fazat.

Të fundit