13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Në katër vitet e ardhshme LSDM do ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se në katër vitet e ardhshme vendi mund të bëhet pjesë e BE-së nëse do të zgjedh një qeveri evropiane.

“LSDM ka një vizion të qartë për vendin si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe ne kemi një plan të qartë se si ta bëjmë atë. Ne jemi partia që siguruam statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE e siguruam pas 17 vitesh pritje”, tha Dimitar Kovaçevski për “Sloboden Peçat”.

Kovaçevski beson se në katër vitet e ardhshme LSDM me një qeveri pro-evropiane do të sigurojë anëtarësimin në BE.

“Në anën tjetër, OBRM-PDUKM nuk ofron ndonjë plan për progres të qartë në integrimet evropiane, përkundrazi dëgjohen deklaratat e tyre ku thonë se nuk duhet të anëtarësohemi për njëqind vjet, e ndoshta asnjëherë. Kjo tregon se ata po vazhdojnë politikën e Nikolla Gruevskit, ish-kryetarit të tyre, duke qenë se këto janë të njëjtat qëndrime që kemi dëgjuar në atë kohë. Me ta, Maqedonia e Veriut do të kthehet në dhomat e pritjes dhe në të kaluarën e errët të proceseve jodemokratike”, shtoi ai.

Të fundit