24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski: Tërheqja e VMRO-DPMNE-së nga ajo që është rënë dakord do t’i zhgënjejë qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtare

Tani duhet të zbatohet ajo që është marrë vesh dhe është thënë publikisht në konferencën për shtyp pas takimit të liderëve për ndryshimet kushtetuese, e jo të interpretohet se çfarë ka dashur të thotë dikush sepse ajo që është biseduar edhe është thënë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së sotme në Bogdanci, Kovaçevski përsëriti se “VMRO-DPMNE i ka pranuar ndryshimet kushtetuese” dhe ka vlerësuar se “demantimi apo tërheqja nga ajo që është rënë dakord dhe thënë në konferencën për shtyp pas takimit të liderëve do të ishte zhgënjim i madh për qytetarët dhe për komunitetin ndërkombëtar”.

“Si një parti shtetformuese që gjithmonë ka marrë vendimet më të vështira dhe më të mëdha për shtetin, VMRO-DPMNE-së për herë të parë po i japim shansin të marrë pjesë në marrjen e një vendimi nga i cili varet realizimi i një qëllimi strategjik për shtetin. Tani i takon VMRO-DPMNE-së që t’i bashkohet procesit, gjegjësisht të qëndrojë në proces, sepse demantimi apo tërheqja nga ajo që u dakordua dhe u shpreh në konferencë për shtyp do të ishte një zhgënjim i madh si për qytetarët ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar që realisht këtë herë dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së dhe të jetë anëtare deri në vitin 2030, tha Kovaçevski, i pyetur se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm.

Ajo që u tha në konferencën për shtyp, shtoi kryeministri, është e pranueshme për ne dhe është e pranueshme edhe për BDI-në dhe partitë e tjera të koalicionit tonë, LDP, NSDP dhe DOM. Mendoj se tani duhet zbatuar ajo që është rënë dakord dhe është thënë publikisht, ndërsa jo tek interpretimi i asaj që dikush ka dashur të thotë sepse ajo që është thënë në fakt edhe është biseduar.

Kovaçevski ka përsëritur VMRO-DPMNE-në në konferencën për shtyp pas takimit të liderëve ka konfirmuar se nuk ka asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese.

“Gjatë gjithë periudhës së kaluar ata akuzuan se me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pjesëve të tjera të kombeve në Preambulën tonë, shteti do të bullgarizohej, do të asimilohej, do të kishim humbur gjuhën, identitetin. Ne thamë dhe themi se kjo nuk është e vërtetë, por tani edhe VMRO-DPMNE në atë konferencë për shtyp konfirmoi se nuk ka asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese”, tha Kovaçevski.

Në takim, siç shtoi, u diskutua se VMRO-DPMNE dëshiron të hyjë dhe të jetë pjesë e Qeverisë, gjë që ne e pranuam, se LSDM është e gatshme të tërhiqet nga 50 për qind e posteve ministrore.

“VMRO-DPMNE kishte edhe një kusht, që Bashkimi Demokratik për Integrim të mos merrte pjesë në atë Qeveri, të cilën unë e vlerësova si kërkesë që mund të shkaktonte një dinamikë të caktuar politike, por BDI-ja e pranoi me shpejtësi. Fakti që mund të shkaktojë dinamikë politike u konfirmua më vonë kur edhe Aleanca për Shqiptarët edhe BESA thanë se nuk do të marrin pjesë në një qeveri të tillë siç është kërkuar për BDI-në, por kjo ka qenë dëshirë e VMRO-DPMNE-së e shprehur përmes kryetarit të tyre të partisë”, tha Kovaçevski.

Të fundit