29/06/2022
20.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kredi pa interes për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike

Banka zhvillimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi thirrje publike për linjë të re pa interes dedikuar për mjetet qarkulluese në të cilin nga 11 maji i vitit 2022 mund të aplikojnë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarët individë dhe zejtarët e prekur nga kriza energjetike dhe ekonomike. thirrja publike do të zgjatë 15 ditë, duke llogaritur prej 11 majit të vitit 2022 nga ora 09:00 deri më 26 maj të vitit 2022 deri në ora 09:00, ndërsa kërkesën për kreditë subjektet duhet ta paraqesin në mënyrë elektronike në e-mailin eekriza@mbdp.com.mk.

Vlera minimale e kredisë është 185.000 denarë, ndërsa maksimalja 3.000.000 denarë dhe ka afat të pagesës prej 12 dhe 18 muaj me grejs periudhë të përfshirë në periudhë prej 6 muajve. Për shfrytëzuesit e kësaj linje kreditore është paraparë grant komponentë prej 10 për qind për subjektet të cilët do të shfrytëzojnë afat të pagesës prej 18 muajve, gjegjësisht 20 për qind për subjektet të cilët do të shfrytëzojnë afat të pagesës prej 12 muajve. Grejs periudha për dy rastet është 6 muaj.

Theksojnë se subjektet të cilët kanë shfrytëzuar kredi nga “Kovid 3” dhe “Kovid 4” linja kreditore, nuk do të mund ta shfrytëzojnë linjën kreditore për mbështetjen e kompanive të prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike

 

Të fundit