25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kriza bankare, banka zvicerane “UBS” ble për 3 mld franga “Credit Suisse”, 10 mijë pushime nga puna

Banka më e madhe zvicerane UBS njoftoi se do të blejë për 3 miliardë franga bankën tjetër helvetike, rivalen e saj Credit Suisse, e cila ishte futur në një vorbull vështirësisë. Marrëveshja historike u ndërmjetësua nga qeveria e Bernës, ndërsa në tavolinë janë edhe 100 miliardë euro likuiditet i jashtëzakonshëm dhe garanci publike për paditë dhe humbjet e kapitalit.

I gjithë operacioni konsiderohet si një përpjekje për të çaktivizuar krizën që po ndodh në sistemin bankar. Vetë investitorët e credit Suisse kanë humbur 16 miliard euro letra me vlerë. Për autoritetet zvicerane “nuk është një shpëtim, por një zgjidhje tregtare.”. Ndërsa presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Kristine Lagarde tha se është një “Vendim vendimtar për të siguruar stabilitetin financiar”.

Shkrija mes dy bankave pritet të ndodhë deri në fund të vitit, ndërsa presidenti i UBS Colm Kelleher deklaroi se “Integrimi forcon Zvicrën si një qendër financiare globale”, marrëveshja u përshëndet edhe nga Bankat Qendrore. Nga ana tjetër hapet edhe një çështje e rëndësishme punësimi. Sipas sindikatës bankare zvicerane, bashkimi mes dy bankave më të mëdha vendase do të çonte në rreth 10 mijë pushime nga pune.

(BalkanWeb)

Të fundit