20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kriza energjetike: Për shkollat dhe spitalet çmime më të lira të rrymës

Shkollat fillore dhe të mesme do të transferohen në tregun e rregulluar të rrymës kurse për institucionet shëndetësore do të sigurohet energji elektrike përmes Elektranave të Maqedonisë së Veriut me cmim më të volitshëm se të bursës. Nga 15 Tetori nis sezoni I ngrohjes për qytetarët.

Këto ishin vendimet e miratuara nga Këshilli ekonomiko-energjetik i Qeverisë, që në një press-konferencë të jashtëzakonshme I prezantoi mbrëmë Kryeministri Dimitar Kovacevski.

Për shkak të llogarive të larta për rrymë elektrike në pikëpyetje ishte funksionimi I shkollave, por tani ato do të jenë në tregun e rregulluar të rrymës respektivisht do të paguajnë rrymë sikurse qytetarët.

“Me 80% subvencionohet llogaria për energjinë elektrike për 650 mijë amvisëri, kurse mbi 70 mijë kompani dhe subjekte tjera juridike, me qarkullim vjetor deri në 2 milionë euro, do të kenë energji elektrike të subvencionuar, tri herë më të ulët se ajo e bursës”, deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se po zhvillohen negociata për furnizim me gaz nga Serbia, me cmime më të lira se të bursës. Lidhur me pasigurinë nëse Serbia guxon ta shesë gazin e siguruar nga Rusia, Kryeministri tha se marrëveshja ende nuk është gati, për shkak të konsultimeve në Serbi. Autoritetet e vendit thonë se nuk bëhet fjalë për shitblerje të gazit nga Serbia, por këmbimin e gazit me energji elektrike, respektivisht Maqedonia e Veriut gazin nga Serbia do ta paguajë me rrymën që prodhohet në vend.

Kryeministri Kovaçevski sërish bëri thirrje që të kursehet rryma, për shkak se, sic tha, në Evropë ka përfunduar koha e enrgjisë elektrike me shumicë.aktuale.mk/

Të fundit