06/05/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i BDI Ali Ahmeti votoi në Zajaz

Deklarata e kryetarit të BDI, Ahmeti:

“Në rradhë të parë uroj që këto zgjedhje të jenë sipas të gjitha standardeve europiane, ne si shtet jemi në objektiv të vendeve të Bashkimit Europian, sepse njëri nga standardet më të domosdoshme që duhet përmbushur, janë edhe organizimi i zgjedhjeve të cilat standarde aplikohen. Uroj që procesi të shkojë mirë, edhe pse të gjitha partitë politike kanë patur angazhim mbi një proces të rregullt dhe të ndershëm. Uroj që i gjithë ky apel që është bërë, edhe në praktikë, në mbrëmjen e 24 prillit të përmbushet, të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Le të fitojë më i miri, le të fitojë ai që i ka bind qytetarët mbi platformën, mbi programin dhe realizimin që do bëjë në mandatin që do ta fitojë”.

Të fundit