04/05/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i Këshillit Gjyqësor: Jam befasuar nga ngjarjet e fundit në PSP

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, para seancës së sotme deklaroi se është befasuar nga ngjarjet e fundit me Prokurorinë Speciale Publike, transmeton Zhurnal.

Siç thotë ai, duhet të pritet të kryhen inspektime, të publikohen dëshmitë, të vërtetohen ato, dhe të shihet se kush është përgjegjës përskaj këtyre dy personave të arrestuar.

“Përmes mjeteve për informim kuptova se është hapur procedurë për dy të dyshuar, dhe askujt nga PSP. Të presim, siç tha dhe prokurorja për krim të organizuar, të kryhen ca inspektime, të dorëzohen dëshmitë, të vërtetohen faktet, të bëhet hetim, dhe të shohim se kush është përgjegjës përskaj këtyre dy personave. Nëse ka edhe dikush përgjegjës për këtë punë”, tha Zdravev sa i përket rastit më të ri “Reket”.

Ai shtoi se qëndron në qëndrimin se pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjykatës, prokuror apo politikan, ai duhet të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, sepse siç thotë, ky është sistemi juridik./Zhurnal.mk

Të fundit