27/07/2024
23.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev për kërkesën e Mickoskit për zgjedhje të hershme: Nuk jam këtu të plotësoj dëshira

Kryeministri Zaev, në pres konferencë në Qeveri, përsëri i bëri thirrje kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të marrë pjesë në takimin e liderëve të paralajmëruar për të premten, duke vënë në dukje se takimi i liderëve do të mbahet pavarësisht se a do të marrë pjesë lideri opozitar i VMRO-DPMNE-së.

“Unë jam i gatshëm të flas për gjithçka, i bëj thirrje edhe një herë është mirë që të vij. Nuk është patjetër të biem dakord për të gjitha çështjet, por duhet të bisedojmë. Ky është obligimi ynë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Nuk kam qëllim që të plotësoj dëshira për zgjedhje të parakohëshme, edhe pse e di se do të fitojë. Mickoski kërkon zgjedhje, le të vijë në takimin e liderëve që të flasim për kodin zgjedhorë. Prokuroria publike nuk është e imja, ajo është e të gjithve që luftojmë për shtetin e së drejtës. Mickoski thotë se do ta bën hy PSP-në. Pse, sepse po hetohen anëtar të lartë të VMRO-DPMNE-së? Regjistrim të popullësisë vetëm ne dhe Somalia nuk kemi bërë, çfarë të bëjmë, të presim edhe 10 vite”, u shpreh mes tjerash Zaev.

Të fundit