25/06/2024
23.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i Kuvendit pranoi dekoratën e presidentit të Ukrainës

Në kuadër të Samitit të parë ndër-parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë që mbahet në Zagreb, Kryetari i Verkhovna Radës (Parlamentit) të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, i ndau Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Dekoratën Jarosllavi i Urtë.

Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.

“Jam veçanërisht i nderuar që në emër të Presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Kryetari Stefançuk më ndau Dekoratën Jarosllavi i Urtë për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, tha Xhaferi.

Të fundit