Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut sot në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup do t’i prezantojë rezultatet e fushatës “Ndihma e parë shpëton jetë”, e dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend, i cili u zbatua nga maji 2022 deri në mars të këtij viti.
Në këtë ngjarje, sipas paralajmërimit të organizatorëve, do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manojleva, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu dhe kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska
Saiti, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm, do t’i dhurojë mirënjohje Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Para Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës do të zhvillohet edhe gara e ndihmës së parë në qytet.