03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSI me propozim për zbutjen e masave restriktive

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se mëngjesin e sotëm në Komisionin për Sëmundje Infektive është sjell vendim që deri tek Shtabi i Krizës të dorëzohet propozim për zbutjen e masave restriktive. Pandemi po zbehet dhe nga java në javë po ulet numri i rasteve aktive. Komisioni propozon lehtësimin e këtyre masave:

Nga 1 qershori, maskat të mos jenë obligative në ambiente të hapura. Ndërkohë që në të gjitha vendet e mbyllura, transportin urban dhe gjithkund ku nuk mund të mbahet distancë mbeten obligative. Të ndalohet të vlej ndalimi për grumbullim në ambient të hapur.

Gjatë grumbullimit të më shumë personave mbetet abligative mbajtja e maskës. Të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve në ambient të hapur me maksimum 50 për qind të kapacitetit, por jo më shumë se 100 mysafirë.

Të fundit