Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë -11, në Demir Kapi është -9, Shkup – Petrovec, Manastir, Veles, Strumicë, Gjevgjeli -8, në Shtip dhe Kavadar -7, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Kriva Pallankë -6, në Dibër, Kumanovë, Ohër, Vinicë dhe Dojran janë matur -4, në Krushevë -2 dhe në Kodër të Diellit -1 gradë.
DPHM informon se shtresa e borës në Mavrovë është 11, ndërsa në Kodër të Diellit katër centimetra.
Gjatë natës moti ishte i kthjellët dhe i qetë. Sot në mëngjes me diell, në disa vende fryen erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.
Mot me diell me vranësira të vogla të cilat në orët e natës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë.
Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë.