Të tjera lajme

KUPA E BOTËS PËR KLUBE: FITOJNË CHELSEA DHE FLAMENGO

Ekipet Chelsea dhe Flamengo ka në  nisur me  fitore Botërorin e Klubeve   që mbahet në SHBA,  Chelsea  mundi  ekipin e Los Anxhelos   2-0 ndërsa me të njejtin rezultat Flamengo mundi  ekipin Esperans Tunis.

Kampionati Botëror  për klubet që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon  me  orarin e  caktuar nga ana e organizatorëve . Mbrëmë u  zhvillua  një ndeshje mjaftë interesante dhe  shumë cilësore mes ekipit të Çellzit  dhe ekipit  Los Anxhelos  e cila përfundoi me fitoren e skuadrës  angleze me rezultatin 2-0.

Në një sfidë tepër të luftuar dhe me përplasje të forta, “Blutë” e Londrës kaluan në avantazh me golin e futbollistit Pedro Netos në minutën e 34’ të takimit.

Skuadra amerikane tentoi disa herë të barazonte, teksa në pjesën e dytë hodhi në fushë dhe ish futbollistin e Chellzit Olivier Giroud.

Gjithsesi, skuadra e Marescës shënoi dhe golin e dytë me Enzo Fernandez në minutën e 79’, për epilogun përfundimtar  të ndeshjes  2-0

Kështu Chelsea merr tre pikët e para në Grupin D, aty ku bëjnë pjesë dhe Flamengo me Esperanc Tunis, ndeshje e  cila  përfundoi por  me rezultatin 2-0  me   autor  të golave të Giorgian de Arrascaeta dhe Luiz Araujo

Të fundit