22/10/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

KUPA E RMV: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E 1/8 SË FINALES

Nesër me fillim në ora 14:00 në tetë terrenet e futbollit zhvillohen ndeshjet e fazes së 1/8 së finales e vlefshme për kupën e Maqedonisë së Veriut . Takime më tërheqëse në Tetovë dhe Gostivar

Në stadiumin e qytetit në Tetovë kemi përballjen e dy Shkëndija at të Tetovës dhe at të Haraçinës. Për këtë ndeshje të rëndësishme ftohen sa më shumë spektatorë dhe për nder të tifozerisë mysafire, kryesia e skuadrës kuqezi ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë. Andaj kërkohet animi të jetë dinjitoz në nivelin më të lartë

“Si klub, dëshirojmë të inkurajojmë vlerat e respektit dhe solidaritetit mes tifozëve të dy klubeve. Jemi të lumtur që shorti na dha mundësinë pas një kohe të gjatë dy Shkëndijat të luajnë mes veti në një ndeshje zyrtare, derisa kjo është mundësi e shkëlqyeshme për një festë futbolli ku rivalitet sportiv do të sjellin vetëm 90-të minutat në terren. Në këtë frymë, kemi vendosur të mirëpresim publikun mysafir dhe madje i ftojmë të na bashkohen në këtë ndeshje të rëndësishme. Le ta bëjmë bashkërisht këtë ditë festë sportive! Për të krijuar një klimë të ngrohtë dhe miqësore, hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë. Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të jenë pjesë e këtij momenti të veçantë, duke treguar se për vëllazëri nuk ka kufij,” thuhet mes tjerash në kumtesën e KF Shkëndija.

Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar aty ku do të përballen Arsimi i Çegranit dhe Voska Sport e Ohrit. Zëvendës trajneri i ekipit nga Çegrani, Saimir Fetai tha se për ekipin e tij është privilegj që është pjesë e kësaj faze të Kupës

“ Po të jemi realist për ekipin e Arsimit është një ndeshje privilegji pasi është hera e parë që ekipi Arsimit garon në një nivel të tillë. Të them të drejtën jemi të përgatitur si në aspektin tekniko-taktik por ashtu edhe në aspektin psikologjik i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë ndeshje sepse ju e dini se ne garojmë në një ligë më poshtë se ekipi i Voskës, por kjo nuk do të thotë asgjë sepse siç e dini është vetëm një ndeshje në këtë fazë dhe gjithçka mund të ndodhë “ deklaroi vendës trajneri i KF Arsimit, Saimir Fetai

Në ndeshjet tejra takohen: AP Brera – Besa e Dobërdollit, Arsimi – Voska Sport, Gostivari –Bregalnica,Sileksi-Shkupi, Pelisteri – Detonit Plaçkovica, Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P dhe Vardari – Tikveshi . Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në ora 14:00

1/8 e finale së Kupës së RMV-së

AP Brera – Besa 1976

Arsimi – Voska Sport

Gostivar -Bregalnica

Pelister – Detonit Plačkovica

Shkendija – Shkendija Haracine

Sileks – Shkupi

Struga – Makedonija GP

Vardari – Tikveshi

Të fundit