26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kur do të mbushemi mend!

Nga Dr. Fatmir HASANI

Tragjedia ndodhi. I humbëm 14 njerëzit tanë më të shtrenjtë. Familjarët e tyre dhe të gjithë ne u veshëm në zi. Krejt kjo ndodhi për pakujdesinë njerëzore. Si çdo herë, thuaja po na përsëritet e keqja. Pse s’po mbushemi mend. Se nuk duhet çdo herë dhe në gjithçka të improvizojmë. Të improvizojmë e bëjmë punë sa për sy e faqe. Edhe ‘kontejneri i improvizuar në spital’ u bë kështu. I thoshin ‘spital modular’. E kundërshtuan. Dikush e kishte kuptuar me kohë se këto nuk mund të shërbejnë si spitale. Së paku, jo kështu siç janë punuar. Ekspertët me kohë alarmuan.

Për objektet (‘spitalet modulare’) duhej dokumentacion projekti i cili siguron masa për mbrojtjen nga zjarret, shpërthimet dhe substancat e rrezikshme, në përputhje me Rregulloren aktuale të miratuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (Gazeta Zyrtare nr. 231/2020). Nëse do të kishte një dokumentacion të tillë dhe gjithçka do të bëhej sipas tij, kjo katastrofë nuk do të kishte ndodhur. Sipas Rregullores, ka një sërë masash të parashikuara për objektet publike, të cilat përfshijnë ndërtesa të destinuara për kujdes shëndetësor. Këtu janë disa nga masat:

– ambientet teknike (kaldaja, gjeneratorë, hidrocentrale, magazina, etj.) Janë lënë mënjanë si departamente të veçanta të zjarrit;

– hapësira për pacientët dhe vizitorët është e ndarë nga dhomat e tjera me mure zjarri dhe konstruksion kator me rezistencë ndaj zjarrit për një periudhë të paktën 2 orë;

– hapjet në muret e zjarrit dhe ndërtimi i katit të ndërmjetëm janë të pajisur me rezistencë ndaj zjarrit për një periudhë të paktën 1 orë;

– parashikohet një sistem për zbulimin dhe raportimin automatik të zjarrit;

– sistemi për zbulimin dhe shuarjen automatike të zjarrit; – rrjeti hidrant i jashtëm dhe i brendshëm për shuarjen e zjarrit;

-aparate zjarri të lëvizshëm dhe të dorës; – sigurohen rrugë evakuimi dhe një numër i mjaftueshëm daljesh sipas kapacitetit të objektit që do të mundësojë evakuim të sigurt dhe largimin nga objekti nga personat e pranishëm;

-rrugët e evakuimit, të shënuara dhe të ndriçuara me energji rezervë të sistemit të llambave të nevojshme për panik;

– janë vendosur udhëzimet, plani (skema) e evakuimit për evakuimin e sigurt të objektit dhe të tjera… Por, fjala e ekspertëve hasi në veshin e shurdhër.

Fundja, kjo tragjedi e parikuperueshme, duhet të kthehet në mësim dhe në përgjegjshmëri për punët që bëjmë.

(Autori ishte mjek i Luftës së UÇK-së në Zonën e Karadakut të Kumanovës, njëherësh ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut)

Të fundit