11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kush janë tre kompanitë në Maqedoninë e Veriut që kanë 2 miliardë euro?

Tre kompanitë që menaxhojnë paratë e pensionistëve të ardhshëm të shtyllës së dytë janë kompanitë apo investitorët kryesorë në tregun e kapitalit në Maqedoninë e Veriut.

Ato janë kompanitë e fondeve pensionale të shtyllës së dytë: “SAVA fondi i detyrueshëm pensional”, KB fondi i detyrueshëm pensional” si dhe “Triglav-fondi i detyrueshëm pensional”, përcjell Faktor.mk.

Këto kompani menaxhojnë paratë e më shumë se 584 mijë qytetarëve dhe kanë 2.23 miliardë euro. Kjo do të thotë se secili prej anëtarëve të tyre ka kursyer mesatarisht mbi 3800 euro!

“KB Fondi i detyrushëm pensional” posedon 1 miliardë euro, SAVA me 921 milionë euro dhe Triglav me 128 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të MAPAS-it tregojnë se kompanitë që menaxhojnë fondet e detyrueshme pjesën më të madhe të parave të pensionistëve të ardhshëm e mbajnë në obligacione të qeverisë së Maqedonisë. Vlera totale e tyre më 30 shtator i kalon 1.35 miliardë euro. Kategoria e dytë sipas vlerës së investimeve janë fondet e huaja të investimeve në të cilat tre kompanitë kanë investuar mbi 522 milionë euro para të pensionistëve të ardhshëm.

Të fundit