22/04/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvend, vazhdon debati për shkarkimin e Bekim Sali

Kuvendi në ditën e tretë të debatit për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët. Debati akoma ka ngecur në propozimin e kryeministrit për shkarkimin e Bekim Sali nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Sot debati u zgjerua edhe mes deputetëve shqiptarë. Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa pyeti deputetët e ASH-së se a i qëndrojnë deklaratave të thëna kundër BDI-së dhe LSDM-së.

“Vitin e fundit të mandatit, pas gjithë atyre deklaratave që i keni thënë kundër kësaj Qeverie, kundër BDI-së dhe funksionarëve të saj, unë 10 vite të isha deputet nuk do t’i thosha. Ju keni përdorur arsenalin më të rëndë kundër kolegëve këtu dhe brenda natës ndryshuat mendim dhe qenkeni të interesuar të jeni pjesë e Qeverisë”, tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

U kundërpërgjigj, Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët. Ai akuzoi Zendelin se partia e tij sa ishte në Qeveri u rreshtua kundër interesave të shqiptarëve.

“Kur neve e ngritëm iniciativën e Ligjit për shtetësinë që të zgjidhim problemin shumë vjeçar të qytetarëve tanë të cilët nuk i gëzonin të drejtat elementare si pasojë e mungesës së shtetësisë, juve nuk u rreshtuat me ne, por u rreshtuat me Qeverinë. Kur neve insistonim që të mos vjen deri tek shtyrja e regjistrimit të popullsisë si pasojë e marrëveshjes VMRO-LSDM, të mos zvogëlohet inteziteti i regjistrimit të diasporës, juve nuk u rreshtuat me ne, por e mbështetët shtyrjen”, u shpreh Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kapën për fjale kreun e ASH-së, Arben Taravari. Ata kërkuan të din nëse Taravari mbron akoma idenë se BDI-LSDM janë Qeveri e krimit, korrupsionit dhe regjim hibrid.

“Taravari thoshte se LSDM-BDI po bëjnë teatër dhe se nuk kemi çfarë kërkojmë në atë Qeveri. Me BDI-në vetëm do të komprometohemi. Ai thoshte se jam skeptik se me ata mund të bëhen reforma dhe se nuk luftohet krimi e kriminelë”, theksoi Ane Llashkoska, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

“Derisa ata do t’i respektonin vlerat Evropiane do të mund të mbanin “besën ë dhënë para elektoratit”, ta mbështesnin Qeverinë në pjesën e integrimeve por pa biseduar me muaj që dhjetëra njerëz të marrin funksione ta caktuara”, theksoi Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-se.

Kanë mbetur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së të ushtrojnë të drejtën e tyre të fjalës vetëm në pikën e parë të rendit të ditës, propozimin për shkarkimin e Sali nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Më pas debati vazhdon për shkarkimet e tjera dhe vazhdon mbi propozimet për ministrat e ri në Drejtësi, Ekologji, Shoqëri Informatike, Shëndetësi dhe zëvendësministrat. Jo zyrtarisht mësohet se deri të premten Kuvendi do të punon me këtë ritëm, ndërsa nga e hëna varësisht vendimit të kreu të Kuvendit, mund të punohet edhe pas orës 18. /Alsat.mk

Të fundit