06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi i Bullgarisë sot do të diskutojë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë sot do të diskutojë për marrëdhëniet me Maqedoninë dhe siç është paralajmëruar për sulmin e fundit fizik ndaj një shtetasi bullgar.

Një pjesë e politikanëve bullgarë kërkojnë veto të re për negociatat e Maqedonisë me BE-në, ndërsa përmendet edhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike.

BTA njofton se sot para deputetëve bullgarë do t’i drejtohet ministri i Punëve të Jashtme Nikolaj Milkov. Propozimi për vendosjen e kësaj pike si pikë të tretë në seancën e sotme është me kërkesë të partisë “Rilindja”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Milkov, dje në një takim në Bruksel i ka njoftuar kolegët e tij për sekretarin e rrahur të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov dhe ka kërkuar nga ata solidaritet për këtë çështje.

“Kemi përshkallëzim tensioni dhe përshkallëzim presioni lidhur me të drejtat e komunitetit bullgar atje. Ata filluan me miratimin e veprimit legjislativ kundër komunitetit bullgar dhe të drejtës së tij të shoqërimit, i cili demonstroi konsensus midis pushtetarëve dhe opozitës mbi bazë antibullgare. Më pas erdhi djegia e klubit bullgar, për të cilin u shqiptua dënim me kusht. Kjo u pasua nga tre sulme ndaj klubeve të tjera dhe të shtëna në njërën prej tyre. Fajtorët nuk u gjetën kurrë”, tha ministri në detyrë, cituar nga BNR.

I pyetur nëse Bullgaria do ta shfrytëzojë sërish të drejtën e vetos për negociatat e Maqedonisë me BE-në, Milkov u përgjigj:

“Gjithçka varet nga mënyra se si shkojnë gjërat, në radhë të parë kjo gjë nuk është kurrë e fikur, megjithëse vetoja është si një armë atomike – fuqia e saj nuk duhet përdorur, por duhet të jetë si lloj mundësie për t’i bërë të tjerët të lënë vendin për të negociuar, për të arritur një lloj konsensusi të përgjithshëm. Shpresoj se nuk do ta përdorim”, tha shefi i diplomacisë bullgare.

Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov, dje është thirrur në konsultime në Sofje. Ministria e Punëve të Jashtme bullgare tha se arsyeja ishte “serioziteti i situatës në lidhje me të drejtat e bullgarëve” në këtë vend dhe “përshkallëzimi i krimeve të urrejtjes” në muajt e fundit.

Sipas mediave bullgare, ky është hapi i fundit para ndërprerjes së marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Të fundit