15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi nis procedurën për lehtësimin e evidentimit të personave fantom

Komisioni Juridik-ligjvënës në Kuvend shqyrtoi dy propozim-Ligjet të cilët i referohen paraqitjes së vendbanimit dhe vendqëndrimit si dhe Ligjit për letërnjoftime, shkruan Alsat.

Me ndryshimet e propozuara parashikohet lehtësimi i procedurave dhe evidentimi i personave të ashtuquajtur “fanton”.

Dyja zgjidhjet ligjore janë propozuar me procedurë të shkurtër. Ndryshimin dhe plotësimin e tyre e kërkoi aktivisti për liritë dhe të drejtat e njeriut, Suad Misini i cili duke mbajtur grevë me etje qëndroi tre ditë para Kuvendit.

Miratimi i ndryshimeve lehtëson procedurat jo vetëm për të paevidentuarit por edhe për qytetarët që ndryshojnë adresat dhe udhëhiqen në evidenca të vjetra./ Alsat.mk

Të fundit