21/10/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ky është tetovari me dy fakultete të kryera në Danimarkë

Shqiptarët që janë në mërgim gjithnjë e më shumë po na bëjnë krenarë si komb. Gjithandej nga jetojnë dhe veprojnë në shtetet e zhvilluara, gjeneratat e reja po integrohen në sistemet e shteteve të cilët shohin potencial tek kuadrot shqiptare.Tashmë shqiptarët nuk janë vetëm puntorë krahu por janë edhe kuadro të shkolluar që kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në vendet ku u është dhënë hapësirë.Por, pa harruar asnjëherë prejardhjen e tyre se nga janë, nga vijnë, cilit komb I takojnë. I tillë është edhe rasti i tetovarit Halit Ahmeti, me prejardhje nga fshati Kopanicë i rrethinës së Tetovës. Ai ka lindur në Danimarkë në vitin 1992, ku edhe ka kryer shkollimin e tij, atë fillor të mesëm dhe ajo që është më e kryesorja dhe e rëndësishme se Halit Ahmeti, ka kryer dy fakultete, thonë familjarët e Halitit për Televizionin Koha. Fillimisht ai ka kryer fakultetin e shkencave politike.Por,kjo nuk I mjaftoi.Edhe pse ai në moshë të re mbeti pa babain, vazhdoi rrugëtimin e tij në arsim.Regjistroi dhe përfundoi me sukses edhe fakultetin e dytë, pra fakultetin juridik,ndërsa dje ka kryer edhe studimet Master.Krejt ky sukses është falë sakrificës së nënës së tij e cila sot është krenare me djalin e saj.Shpresojmë që ky kuadër edhe në të ardhmen do të vazhdojë të arrijë suksese edhe më shumë duke na bërë krenarë neve si poopull dhe familjen e tij.(Urim HASIPI).Tv Koha

Të fundit