03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

LD: Banorët e Komunës së Likovës çdo ditë po helmohen nga arseniku, pushteti në gjumë!

Banorët e Komunës së Likovës, konkretisht të fshatrave Llojan e Vaksincë janë në prag të një katastrofe ekologjike me përmasa të papara deri më tani dhe pikërisht fajtori kryesor janë qeveritarët aktual të BDI-së të cilëve as që po ju bëhet vonë se burimet e uji të pijshëm, ajri dhe toka pjellore janë të stërmbushura me njësi të larta të arsenit e të metaleve tjera të rënda dhe që po shpërndahen pikërisht nga miniera lokale dhe nga deponia.

Këtë e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Halil Ibraimi nga Lëvizja Demokratike, për të shtuar më tej se banorët e këtyre dy fshatrave janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjate, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët të cilët mësojnë në shkollën lokale që gjendet vetëm 100 metra larg deponisë vdekjeprurëse përplot me arsen.

“Pra sot nga këtu po alarmojmë se arseni nuk është vetëm një substancë kimike në analiza, por është një armë e fuqishme që po na sulmon direkt në elemente kryesore për jetesë ujin e pijshëm, tokën pjellore dhe ajrin që frymojmë. Fshatrat Llojan dhe Vakcincë nuk janë vetëm pikat e ndotjes; por janë zonat më të rrezikuara, ku banorët po bëhen dëshmitarë të një katastrofe të pandalshme shëndetësore.

Banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje të shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjate, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët tanë, sepse Shkolla Fillore “Rilindja” në Llojan është vetëm 100 metra larg deponisë përplot me arsen. Fëmijët tanë po rriten nën hijen e një ndotjeje masive, duke e bërë çdo moment një rrezik potencial për shëndetin e tyre. Ndërsa sëmundjet e frymëmarrjes, kanceri dhe alergjitë po shpërthejnë me një intensitet të shpejtë, veçanërisht te fëmijët tanë të pafajshëm, ndërkohë që qeveria e BDI-së ka vetëm një dert, hapjen e kazinove!”, ka deklaruar Ibraimi i Lëvizjes Demokratike.

Ai më tej ka theksuar se ndotja nuk është vetëm një lajmërim teknik; por është një armë masive që po përdoret kundër shëndetit dhe të ardhmes sonë, ndërsa qeveria dhe BDI-ja nuk janë të aftë të vendosin rend në minierë dhe as ta hapin atë tanimë 2 dekada edhe pse udhëheqin ministrinë e koncesioneve, apo siç njihet zyrtarisht, Ministrinë e Ekonomisë me në krye Kreshnik Bekteshin.

“Ne nuk do të pranojmë të jetojmë nën hijen e kësaj vdekjeje të pashpallur. Thirrja për veprim është një alarm, një thirrje për një rezistencë të fortë dhe ndryshim të menjëhershëm. Nëse ne heshtim tani, do të paguajmë me shëndetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Halil Ibraimi i Lëvizjes Demokratike.

Ai më tej ka prezantuar edhe tabela me të dhëna shqetësuese dhe analiza të bëra për ujin, tokën dhe ajrin dhe nivelin e arsenit dhe metaleve të rënda, po ashtu edhe analizat statistikore të sëmundjeve më të shpeshta përfshirë edhe kancerin dhe statistikat e vdekshmërisë në Komunën e Likovës, të realizuara nga Instituti i Shëndetit Publik-Shkup, Qendra e shëndetit publik Kumanovë dhe institucione të tjera relevante.(INA)

Të fundit